Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka mbajtur konferencën e radhës për procesin zgjedhor që është duke u mbajtur në vendin tonë.
Kryetari i KQZ-së, Kreshnik Radoniqi, tha se procesi po vazhdon pa ndonjë problem, transmeton Telegrafi.
“Duke u mbështetur në informacione komunale, procesi po vazhdon normalisht dhe nuk është paraqitur ndonjë problem”, tha ai.
Radoniqi tregoi se deri në ora 11:00 kanë votuar 169 mijë e435 votues, apo 8.6 përqind e votuesve.
Qendrat e votimit do të jenë të hapura deri në ora 19:00, ku të drejtë vote kanë 1,970,944.
Detaje rreth daljes së qytetarëve në votime mund të gjeni duke klikuar këtu./Telegrafi/