Përfaqësuesja U20 e Kosovës në hendboll e ka fituar ndeshjen e parë në garën IHF Trophy për zonën evropiane që po mbahet në Prishtinë.
Pas humbjes së thellë të mërkurën nga Britania e Madhe (30:22), Kosova U20 të enjten fitoi ndaj Andorrës me rezultat 26:20.
Ishte portieri Emre Karabeg që me pritjet e shumta udhëhoqi Kosovën drejt fitores.
Ndërkohë Britania e Madhe ka fituar 30:19 ndaj Maltës. Britania udhëheq me gjashtë pikë. Bullgaria, Kosova dhe Malta i kanë nga dy pikë, ndërsa Andorra është pa pikë.
IHF Trophy mbahet edhe për grupmoshën U18. Po zhvillohet në Pallatin e Rinisë në Prishtinë.