Kombëtarja e Kosovës në futsall sot do ta zhvillojë ndeshjen e fundit në kuadër të “Main Round” për kualifikimet e Botërorit 2024.
“Dardanët” e futsallit do të jenë mikpritës të Kombëtares së Holandës.
Kjo ndeshje e cila do të zhvillohet më 3 mars, në orën 17:00, në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë.
Ndonëse në tri ndeshjet e deritashme ka pësuar humbje, Kosova ende është me gjasa për kualifikim tutje.
Në rast se Kosova fiton në ndeshjen me Holandën me dy gola epërsi dhe më pas Ukraina e mposht Holandën në ndeshjen e fundit të grupit, atëherë tutje do të kualifikoheshin “Dardanët”. /Gazeta Express/