Kombëtarja e Kosovës sot luan ndaj Izraelit ndeshjen e parë të vlefshme për fazën para-kualifikim në Euro 2024.
“Dardanët” dje gjatë ditës kanë arritur në qytetin e Tel Aviv dhe kanë mbajtur seancën e fundit stërvitore, shkruan Lajmi.net
Ndeshja mes Izraelit dhe Kosovës zhvillohet në stadiumin ‘Bllomfield’ dhe pritet të ketë një numër të madh të tifozëve, rreth 30 mijë. Kjo ndeshje nis nga ora 18:00.
Kujtojmë që gjyqtar kryesor i ndeshjes është skocezi, William Collum, me dy asistentët e tij: Francis Connor dhe David Roome./