Sot Qeveria e Kosovës do t’i nënshkruajë dy marrëveshje me Luksemburgun, Marrëveshjen dypalëshe për Bashkëpunimin për Zhvillim dhe Memorandumin e Mirëkuptimit për Zbatimin e Marrëveshjes.
Marrëveshja do të nënshkruhet në orën 10:00 në Qeverinë e Kosovës.
“Zëvendëskryeministri i Parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog, Besnik Bislimi së bashku me Ministrin për Bashkëpunim Zhvillimor dhe Çështje Humanitare, njëherit Ministër i Ekonomisë i Dukatës së Madhe të Luksemburgut, Franz Fayot, do të nënshkruajë dy marrëveshje të rëndësishme ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Dukatit të Madh të Luksemburgut: Marrëveshjen dypalëshe për Bashkëpunimin për Zhvillim dhe Memorandumin e Mirëkuptimit për Zbatimin e Marrëveshjes”, thuhet në njoftim.