Kosova A sot do të zhvillojë ndeshjen e fundit për Kampionatin Evropian për Shtete të Vogla, që po zhvillohet në Qipro.
Basketbollistet e Kosovës nga ora 15:00 do të ndeshen me Norvegjinë.
Vashat e Kosovës kanë një fitore (ndaj Andorrës) dhe dy humbje, nga Malta dhe Qipro, kurse Norvegjia ka një fitore dhe një humbje. Qipro dhe Malta deri më tani kanë nga dy fitore, kurse Andorra ka tri humbje.
Ky kampionat përfundon të dielën (nesër), ku do të vendoset përfundimisht renditja e grupit.
Kjo është hera e dytë që Kosova po luan në Kampionatin Evropian për Shtete të Vogla.
Edicionin e kaluar ishte renditur në vendin e tretë.