Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi, ka publikuar të mërkurën një grafikë ku sipas tij, Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) e ka gjetur Kosovën si vendin me rritjen ekonomike më të lartë në rajon.
Kjo statistikë siç thotë njeriu i dytë i qeverisë, vlen për vitin 2022. Ai shton se BERZH parashikon që ky trend të vazhdojë edhe në të ardhmen e afërt.
“Së fundmi, BERZH e gjeti Kosovën si vendin me rritjen ekonomike më të lartë në rajon për vitin 2023. Ajo parashikon që ky trend të vazhdojë edhe në të ardhmen e afërt”, ka shkruar Bislimi në Twitter.
“Banka Botërore dhe FMN e kanë vlerësuar gjithashtu vendin tonë për rritjen ekonomike dhe trendin pozitiv”, shtoi ai.
Sipas Bislimit, këto rezultate nuk janë të rastësishme, teksa foli edhe për qëllimin e Qeverisë Kurti.
“Trajektorja në të cilën e kemi drejtuar vendin është ajo e duhura, ku do të shohim përfitimet në vitet në vijim. Qëllimi ynë është që kjo rritje të jetë e qëndrueshme. Të zvogëlohen pabarazitë dhe të ketë shpërndarje të barabartë për të gjithë qytetarët”.
Kosova është bë anëtare e BERZH-it në dhjetor të vitit 2012, Ky institucion është në Kosovë që nga viti 1999 duke nënshkruar për vite me radhë mbi 30 projekte në vlerë dhjetëra milionëshe.