Lojërat Olimpike Mesdhetare në vitin 2023 do të mund të organizohen në Kosovë.
Komiteti Olimpik i Kosovës ka shpall kandidaturën për këtë garë.
Kjo u bë e ditur nga Komiteti Ndërkombëtar i Lojërave Mesdhetare.
Në njoftim thuhet se afati i fundit për aplikim për organizimin e lojërave për vitin 2027 dhe 2030-të ka përfunduar m 31 mars.
Për organizimin e Lojërave në plazh për 2027-tën ka konkurruar Portugalia ndërkaq tri vjet më pas Kosova.
Sipas ICMG-së, dy Komitetit Olimpike Kombëtare duhet ta dorëzojnë dosjen e kandidaturës deri në fund të qershorit, ndërsa Komisioni Vlerësues do të organizojë ndërkohë vizita inspektuese në të dy vendet, në Portugali dhe në Kosovë.
Më pas, më 8 shtator në Heraklion, gjatë asamblesë gjenerale të ISMG-së, do të vendoset për Lojërat e 21-ta Mesdhetare dhe për Lojërat e katërta Mesdhetare në Plazh.
“Komiteti Ndërkombëtar i Lojërave Mesdhetare e mirëpret me kënaqësi të madhe interesimin e dy Komiteteve Olimpike, të cilët janë anëtarët më të rinj të familjes Mesdhetare. Përkushtimi i tyre kontribuon në zhvillimin e kësaj ngjarjeje, por edhe në përhapjen e idealeve dhe të vlerave të Lojërave në krejt pellgun e Mesdheut”, shkruan ICMG në uebfaqen e vetë zyrtare, e cila shton se kandidaturat e Kosovës dhe të Portugalisë do të shqyrtohen me kujdes nga ekspertët dhe më pas do të vendoset nëse i plotësojnë kriteret apo jo, njofton Komiteti Ndërkombëtar i Lojërave Mesdhetare përcjell Klankosova.tv
Kryeqyteti i Kosovës Prishtina, mund të jetë mikpritëse e mijëra sportistëve që do të marrin pjesë në këtë garë prestigjioze.
Kosova është treguar mjaft e suksesshme në pjesëmarrjet e saj në Lojërat Mesdhetare, mbi të gjitha në sportin e xhudos, duke fituar medalje të arta, të argjendta dhe të bronzta.