Kosova gjendet në vendin e 11 në ranglistën e përgjithshme, sa u përket medaljeve të fituara në Lojërat Mesdhetare që po mbahen në Oran të Algjerisë.
Aktualisht janë gjashtë medalje të fituara nga garuesit kosovarë, tri prej të cilave janë të arta dhe tri të bronzta, transmeton lajmi.net.
Më e dekoruara në këtë aspekt është Turqia, e pasuar nga Italia dhe Algjeria.
Shumica e këtyre medaljeve erdhën në garat që u zhvilluan në xhudo.