Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, sot ka pritur në takim shefin e Zyrës së BE-së në Kosovë, ambasadorin Tomáš Szunyog, me ç’rast, u shkëmbyen pikëpamje për zhvillimet aktuale politike.
Po ashtu, u shkëmbyen pikëpamjet për aktivitetin dhe prioritetet e Kuvendit, si dhe për bashkëpunimin e ndërsjellë dhe agjendën evropiane të Kosovës.
Konjufca, siç u bë e ditur në komunikatë, ritheksoi se procesi i dialogut me Serbinë duhet të përmbyllet me marrëveshje ligjërisht e ndërkombëtarisht të obligueshme për normalizimin e plotë të raporteve me njohjen reciproke në qendër.