Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca gjatë vizitës së tij zyrtare në ShBA ka takuar kongresmenin amerikan, Ritchie Torres
Në këtë takim, Konjufca ka bërë të ditur se kanë diskutuar për bashkëpunimin mes Kosovës dhe ShBA-së, zhvillimet politike në Kosovë si dhe mbështetjen amerikane në proceset euroatlantike për shtetin tonë.
Postimi i plotë:
Përherë kënaqësi ta takoj Kongresistin dhe mikun e madh të Kosovës e shqiptarëve, z.Ritchie Torres.
Gjatë takimit të ngrohtë diskutuam për bashkëpunimin e ngushtë Kosovë – SHBA, zhvillimet politike në shtetin tonë dhe mbështetjen amerikane për proceset euroatlantike të Republikës së Kosovës.
Siç ka thënë dhe z.Torres, SHBA-ja nuk ka mik më të mirë se Kosovën dhe Kosova nuk mund të ketë mik më të mirë në botë se SHBA-në.
Jam thellësisht mirënjohës për përkrahjen e vazhdueshme të Kongresistit Torres ndaj Republikës së Kosovës dhe përkushtimin e tij në forcimin e miqësisë dhe thellimin e marrëdhënieve dypalëshe me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.