Kryetari i Parlamentit, Glauk Konjufca, po qëndron në vizitë zyrtare në shtetin e Austrisë ku është pritur në takim nga kryetari i Parlamentit, Këshillit Kombëtar të Austrisë, Wolfgang Sobotka.
Konjufca ka thënë se është thellësisht falënderues për rolin, mbështetjen dhe kontributin që Austria ka dhënë për pavarësinë e Republikës së Kosovës dhe konsolidimin e shtetit tonë që një kohë të gjatë.
Postimi i tij i plotë:
Sot, në vizitën time zyrtare në shtetin e Austrisë, pata kënaqësinë që të takohem me kryetarin e Parlamentit, Këshillit Kombëtar të Austrisë, mikun tim z.Wolfgang Sobotka.
Jam thellësisht falënderues për rolin, mbështetjen dhe kontributin që Austria ka dhënë për pavarësinë e Republikës së Kosovës dhe konsolidimin e shtetit tonë që një kohë të gjatë.
Shpreh mirënjohjen edhe për mbështetjen që aktualisht Austria po i jep procesit të integrimit të Kosovës dhe rajonit të Ballkanit në Bashkimin Europian.
Kemi nevojë të mëtejshme për forcimin e bashkëpunimit ndërparlamentar dhe ndërshtetëror në fusha të ndryshme me interes dypalësh, e në veçanti për promovimin e biznesit dhe nxitjen e investimeve direkte nga kompanitë austriake në Kosovë. Në këtë mënyrë, do të forcohen edhe më shumë lidhjet historike, miqësore e kulturore midis vendeve dhe popujve tanë.