Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca është pyetur sot në lidhje me deklarimin e kryeministrit Albin Kurti, në lidhje me video-incizimin e dedikuar ish-politikanit serb, Oliver Ivanoviq.
Kurti në këtë deklarim ngreu lartë figurën e Ivanoviqit, anipse i njëjti ishte dënuar 9 vite burgim për krimet e kryera në Kosovë.
Ndër të tjerash Kurti tha se “Oliver Ivanoviq luftoi për qytetin e tij”.
Ndërsa Konjufca tha se mendimi i tij dhe i kryeministrit për Ivanoviqin është i njëjtë, ai që ka qenë gjithmonë.
“Asgjë nuk mund të ndryshojë biografinë politike që ka pasur, përgjegjësia e tij në të gjitha ato dëme që i janë shkaktuar popullit tonë është evidente dhe për këtë është dënuar ai.Ne kemi thënë haptas me emrin që i përket një njeriu që bënë veprime të tilla dhe ai është dënuar dhe kualifikuar me kategorinë e kriminelit. Kështu që ky është edhe mendimi jonë.Kriminel, po, po, kriminel pa kurrfarë dyshimi”,theksoi Konjufca, shkruan lajmi.net.
Ai gjithashtu tha se kryeministri ka dashur të thotë se “ai njeri është vrarë nga Aleksandar Vuçiq”.
“Tash asgjë nuk mund t’i heq kësaj se e ka vendosur edhe gjyqësia e Kosovës, kështu që. Ne kemi thënë shumë më përpara se të vendosë gjyqësia këtë çështje. Kryeministri vetëm ka dashur të thotë se ai njeri është vrarë nga Aleksandar Vuciq, e kjo duhet të hetohet po ashtu nga ana e drejtësisë sonë, bile edhe nga drejtësia ndërkombëtare. Ky është ma merr mendja mesazhi që donte të përçonte dhe e ka përcuar. Asnjë prej krimeve që ai ka bërë nuk i hiqet nga biografia e tij”,shtoi ai.