Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca tha se marrëdhëniet me Shtetet e Bashkuar atë Amerikës (ShBA) janë të mira dhe stabile, raporton Ekonomia Online.
Ai pati edhe një përgjigje për zërat për zgjedhje të reja.
“S’kisha pasur dëshirë të mendoj se Aleksandër Vuçiq mund ta çojë Kosovën në zgjedhje kurdo që ai dëshiron”.
“Këtu te jemi të qartë, nëse ky ka qenë qëllimi i Serbisë dhe i Vuçiqit që të shkaktojë zgjedhje në Kosovë, apo ndonjë lloj destabilizimi, apo zgjedhjet si rezultat i destabilizimit edhe i sfidimit të situatës së sigurisë në Kosovës, atëherë mendoj që kjo jo vetëm që nuk është e mundshme por besoj që edhe i gjithë spektri politik është i bashkuar në Kosovës, që kjo është e palejueshme dhe e patolerueshme”.