Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca është larguar nga salla plenare e Kuvendit të Kosovës.
Konjufca është parë teksa largohet, pasi opozita e ka bllokuar foltoren.
Bashkë me të jashtë seancës doli edhe shefja e grupit parlamentar të VV-së, Mimoza Kusari-Lila, transmeton lajmi.net.
Në sallë është duke qëndruar kryeministri Albin Kurti, bashkë me zëvendësuesin e tij, Besnik Bislimi.
Deputeti i PDK-së, Abelard Tahiri ka tërhequr mikrfonin e foltores së Kuvendit, në shenjë proteste./Lajmi.net/