TV Opinion
Advertisement
  • Home
  • Lajme
  • Ekonomi
  • Sport
  • Shëndeti
  • ShowBiz
  • Tech
  • Te tjera
No Result
View All Result
  • Home
  • Lajme
  • Ekonomi
  • Sport
  • Shëndeti
  • ShowBiz
  • Tech
  • Te tjera
No Result
View All Result
TV Opinion
No Result
View All Result

Konjufca e nis mbledhjen e parlamenteve Kosovë-Shqipëri duke përmendur sulmet në Banjskë dhe Ibër-Lepenc

20/12/2024
in Ballina, Kosovë, Lajme, Shqipëri
Konjufca e nis mbledhjen e parlamenteve Kosovë-Shqipëri duke përmendur sulmet në Banjskë dhe Ibër-Lepenc
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Kryekuvendari Glauk Konjufca ka qenë i pari që ka folur më mbledhjen e sotme të përbashkët mes parlamenteve të Kosovës dhe Shqipërisë, njofton Klankosova.tv.

Ai para deputetëve të të dyja shteteve ka thënë se janë bashkë pas sulmeve terroriste që Kosova ka pasë në Banjskë vitin e kaluar, dhe nëntorin e këtij viti në kanalin kryesor të Ibër Lepencit.

“Jemi mbledhur në këtë seancë të përbashkët të Kuvendeve tona të Kosovës dhe Shqipërisë, për ta dëshmuar unitetin tonë përballë sfidave politike, gjeopolitike dhe sigurisë që e shoqërojnë rajonin tonë dhe kontinentin tonë edhe gjatë këtij viti”.

“Edhe dy muaj bëhen tri vjet që nga agresioni i paprovokuar i federatës ruse mbi Ukrainën dhe mbi popullin e Ukrainës, dhe ne si rajon dhe si Kosovë i kemi ndier ndikimet e tërthorta dhe të drejtpërdretja të këtij agresioni. Republika e Kosovës po e mbyll edhe këtë vit e sulmuar nga elemente të cilat lidhen me Serbinë e që po e synojnë destabilizimin e brendshëm të Kosovës me metoda terroriste dhe të luftës hibride”.

“Sulmi që u bë para pak ditësh ndaj kanalit kryesor të Ibër- Lepencit nuk mund të konsiderohet ndryshe përveçse si sulm terrorist nga ata që refuzojnë ta pranojnë Kosovën si një realitet sovran dhe një rend ligjor dhe demokratik që nuk ka alternativ në tërë territorin e Republikës sonë”.

“Mos të harrojmë se ky sulm i rëndë ndaj infrastrukturës sonë kritike, të furnizimit me ujë dhe me energji vjennjë vit pas sulmit të rëndë që e përjetoi Republika jonë që ishte sulmi në Banjskë organizator dhe mbështetës i këtij sulmi është Milan Radoiçiq, i mbështetur nga presidenti serb Aleksandar Vuçiq, e cili mbetet ende  i pa ndëshkuar nga drejtësia në Serbi që pothuajse nuk ekziston fare”, ka thënë Konjufca.

Tutje, ai tha se “Andaj, ky përbashkim i yni sot përbën më shumë sesa simbolikën e bashkëpunimit mes institucioneve tona. Kjo seancë duhet të shihet si një dëshmi se Kosova dhe Shqipëria janë me njëra-tjetrën në çdo rrethanë dhe pa asnjë kusht, duke qenë se ne nuk mund të përfaqësojmë tjetër gjë përveçse interesin kombëtar të kombit i cili për ne është i përbashkët”.

Në sallën e Kuvendit të Kosovës sot u mblodhën liderët e të dyja shteteve, deputetët, bashkë me kryekuvendarët Glauk Konjucfa dhe Elisa Spiropali. Në fillim të seancës janë intonuar Himni i Kosovës dhe ai Kombëtar. Aty të pranishëm janë presidentja Vjosa Osmani dhe kryeministri Albin Kurti dhe homologu i tij nga Shqipëria, Edi Rama.

ShareTweetShare
Previous Post

Fillon seanca e përbashkët e Kuvendit të Kosovës dhe Kuvendit të Shqipërisë

Next Post

Njoftim për Tërheqjen e Automjeteve nga Parkingu pranë “Shtëpisë së Bardhë”

Related Posts

Aktakuzë ndaj një personi në Prizren, u kap duke bartur katër emigrantë
Ballina

Aktakuzë ndaj një personi në Prizren, u kap duke bartur katër emigrantë

by TV OPINION
11/02/2025
Rënia e ueb-faqes së KQZ-së në ditën e zgjedhjeve, Prokuroria nis hetimet
Kosovë

Rënia e ueb-faqes së KQZ-së në ditën e zgjedhjeve, Prokuroria nis hetimet

by TV OPINION
11/02/2025
​LVV dhe LDK partitë më të gjobitura nga PZAP
Ballina

PZAP gjobit me afro 10 mijë euro LVV-në, PDK-në e LDK-në

by TV OPINION
11/02/2025
Osmani merr pjesë në darkën e shtruar nga Macron: Momentet si këto forcojnë lidhjet diplomatike e ekonomike
Ballina

Osmani merr pjesë në darkën e shtruar nga Macron: Momentet si këto forcojnë lidhjet diplomatike e ekonomike

by TV OPINION
11/02/2025
Rama reagon për arrestimin e Veliajt
Lajme

Rama reagon për arrestimin e Veliajt

by TV OPINION
11/02/2025
Next Post
Njoftim për Tërheqjen e Automjeteve nga Parkingu pranë “Shtëpisë së Bardhë”

Njoftim për Tërheqjen e Automjeteve nga Parkingu pranë “Shtëpisë së Bardhë”

Te fundit

Erion Veliaj në Prishtinë, Kurti shtrëngon duart me të

Erion Veliaj në Prishtinë, Kurti shtrëngon duart me të

22/07/2022
Reagon shoqja e Kiarës pasi u përmend në Big Brother VIP Albania

Reagon shoqja e Kiarës pasi u përmend në Big Brother VIP Albania

08/03/2023
Gjashtë pije natyrale që lehtësojnë inflamacionin kronik

Gjashtë pije natyrale që lehtësojnë inflamacionin kronik

16/06/2022
Paralajmërimet e SBAShK-ut për greva dhe replikat mes Jasharajt e Nagavcit, KMDLNj e njohësi i arsimit me qëndrime të ndryshme

KMDLNj: Moscertifikimi i Listës Serbe u politizua – intervistimi i Kurtit të shtyhet deri pas zgjedhjeve

24/12/2024
“Kundër grevës në arsim, por qeveria duhet të reflektojë”

Mësimdhënësit në grevë, MASHTI thotë se janë bërë të gjitha përgatitjet për fillimin e vitit shkollor

29/08/2022

Etiketa

Aksident Albin Kurti Albulena Haxhiu Arrestim Avdullah Hoti Bashkimi Evropian Covid 19 Edi Rama Ferizaj Fsk Futboll Glauk Konjufca Hekuran Murati Kosova Kosove KQZ Kuvendi i Kosoves LDK Liberalizimi i vizave Lumir Abdixhiku Memli Krasniqi Ministria e Shendetesise Miroslav Lajçak Moti Nato Ngjarjet e ditës Pdk Policia Policia e Kosoves Prishtine Prizren Qeveria e Kosoves Ramush Haradinaj Rusia Serbia Shaqir Totaj SHBA Shendeti Shqiperi Shqipëria Sport UCK Viktima Vjosa Osmani Vlora Çitaku
TV Opinion

Televizioni Opinion TVO, televizion privat që ofron program të larmishëm televiziv 24 orë..

Më shumë...

Moti

Postimet e fundit

  • Aktakuzë ndaj një personi në Prizren, u kap duke bartur katër emigrantë
  • Rënia e ueb-faqes së KQZ-së në ditën e zgjedhjeve, Prokuroria nis hetimet

© 2022 TV OPINIONI

No Result
View All Result
  • Home
  • Lajme
  • Ekonomi
  • Sport
  • Shëndeti
  • ShowBiz
  • Tech
  • Te tjera

© 2022 TV OPINIONI

Are you sure want to unlock this post?
Unlock left : 0
Are you sure want to cancel subscription?