Kryetar i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca po vazhdon të qëndroj në Shqipëri me rastin e 28 nëntorit.
Ai sot së bashku me kryetaren e Parlamentit shqiptar, Lindita Nikolla kanë bërë homazhe te busti i komandantit legjendar Adem Jashari në Tiranë.
“Me Kryetaren Lindita Nikolla në këtë mëngjes të 28 Nëntorit në Tiranë për homazhe te busti i komandantit tonë legjendar, Heroit Adem Jashari. Urime Dita e Flamurit!”, ka shkruar Konjufca.
Kujtojmë se dje në Tiranë është mbajtur mbledhja e parë e përbashkët në mes dy Kuvendeve atij të Kosovës dhe Shqipërisë.
Postimi i plotë:
Me Kryetaren Lindita Nikolla në këtë mëngjes të 28 Nëntorit në Tiranë për homazhe te busti i komandantit tonë legjendar, Heroit Adem Jashari.
Urime Dita e Flamurit! 🇦🇱🇽🇰