Policia e Kosovës ka raportuar për një rast të “Prodhimit, vënies në qarkullim të artikujve të dëmshëm ushqimor” në Klinë.
Është arrestuar një person i dyshimtë, pasi që gjatë kontrollit të automjetit të tij janë gjetur duke u transportuar produkte të ndryshme të mishit, 96 kilogramë pa plotësuar kushtet minimale për transport.
Inspektorët e AUVK-it, kanë bërë asgjësimin e produkteve.
Me vendim të prokurorit, rasti shkon në procedurë të rregullt./Lajmi.net/