Në Leposaviq, Policia e Kosovës ka konfiskuar pajisje në vlerë prej 250 mijë euro për kultivimin e kanabisit.
Pajisjet janë konfiskuar në shtëpinë e një personi të gjinisë mashkullore.
Nuk raportohet për të arrestuar.
Njoftimi i plotë i policisë:
PRODHIMI DHE PËRPUNIM I PA AUTORIZUAR I SUBSTANCAVE NARKOTIKE/ Rr. Kopaoniku – Leshak, Leposaviq 01.07.202 – 10:55. Njësitë policore me urdhëresë të gjykatës kanë kryer kontrollin në shtëpinë pronë e të dyshuarit mashkull kosovar. Gjatë kontrollit është vërejtur se në shtëpi ishin të instaluara pajisje të cilat shërbejnë për kultivimin e bimës së kanabisit. Me vendim te prokurorit pajisjet janë sekuestruar. Vlera e pajisjeve të konfiskuara është rreth 250,000 (dyqindepesëdhjetë mijë) €. Nuk raportohet për të arrestuar. Rasti vazhdon të hetohet.