Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV) njoftoi se është konfirmuar lloj i ri i ethet e derrit afrikan. Sipas Institutit Veteriner pranë Fakultetit të Mjekësisë Veterinere, sëmundja është regjistruar në fshatin Moshticë, të Makedonska Kamenicës, në një fermë e cila ruan derra.
AUV për rastin e ri me ethet e derrit afrikan tashmë i ka njoftuar kultivuesit e derrave.
“Pas denoncimit për dyshimin e sëmundjes në fermë, është kryer kontroll zyrtar nga shërbimet inspektuese të AUV-së dhe pas testimit laboratorik të mostrave të marra nga dy derrat e ngordhur nga Fakulteti i Mjekësisë Veterinare, u konfirmua prania e sëmundjes. Në fermë janë zbatuar të gjitha masat e nevojshme për asgjësimin e virusit dhe po bëhet hetim epidemiologjik për përcaktimin e shkaktarit”, tha drejtori i AUV-së, Nikollçe Babovski.
AUV dha Vendim të ri me të cilin urdhëroi ndërmarrjen e masave kontrolluese dhe masave mbrojtëse për çrrënjosjen dhe kontrollin e sëmundjes në zonën me rrezik të lartë (të gjitha komunat në linjën kufitare me Republikën e Bullgarisë dhe Republikën e Serbisë), në zonën e rajonit të infektuar (i përfshin terrenet në largësi prej 20 kilometra nga vatra primare) dhe gjithë territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut.
“Për paraqitjen e vatrës së re të murtajës afrikane te derrat AUV zyrtarisht i njoftoi Organizatën Botërore të Shëndetësisë për Mbrojtje Shëndetësore të Kafshëve dhe Komisionin Evropian”, theksoi Babovski./zhurnal/