Konferenca e tretë ndërqeveritare Shqipëri-BE mbahet sot në Bruksel.
Shqipëria do të përfaqësohet me kryeministrin Edi Rama i cili në një prononcim për mediat para takimit u shpreh se ky hap që hidhet sot është shumë i rëndësishëm.
Ambicia e qeverisë shqiptare, shtoi ai, është që në pranverë të hapen më shumë kapituj dhe në 2025-ën të mbyllen ato që janë hapur sivjet.
“Marshi ynë vazhdon! Jemi këtu për të ndërmarrë një hap të ri të rëndësishëm dhe për të hapur një grupkapitull të ri, i cili është shumë, shumë i rëndësishëm për planin tonë, sepse është një hap që po bëhet sipas planit. Dhe po, duhet të vazhdojmë përpara dhe ambicia jonë është të hapim më shumë grupkapituj, shpresojmë në pranverë, dhe pastaj të sigurohemi që viti i ardhshëm të mbyllet me grupkapitujt e hapur. Është me të vërtetë një ditë shumë e mirë për vendin tonë dhe një hap shumë motivues për të gjithë ne”, tha Rama.