Bali Muharremaj, Kryetari i Komunës së Suharekës ka njoftuar se Komuna do ta bëjë subvencionimin e qumshtit
Këtë e ka bërë të ditur përmes rrjeteve sociale ku ka thënë se nga ky vit fillon mbështetja me 0.03€ për litër të qumshtit.
Postimi i tij i plotë:
Komuna e Suharekës do ta bëjë subvencionimin e qumshtit.
Nga ky vit fillon mbështetja me 0.03€ për litër të qumshtit. Pagesa do të bëhet çdo gjashtë muaj.
Gjithmonë do të jem në krah të fermereve të vyeshëm e punëtor.