Komuna e Prizrenit ka njoftuar për Mbledhjen e parë të Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi (KKSB) .
Mbledhja do të mbahet me 06.07.2022 në sallën e mbledhjeve të Kuvendit të Komunës (Shtëpia e Bardhë), në orën 10:00.
Njoftimi i plotë:
𝐌𝐛𝐥𝐞𝐝𝐡𝐣𝐚 𝐞 𝐩𝐚𝐫ë 𝐞 𝐊ë𝐬𝐡𝐢𝐥𝐥𝐢𝐭 𝐊𝐨𝐦𝐮𝐧𝐚𝐥 𝐩ë𝐫 𝐒𝐢𝐠𝐮𝐫𝐢 𝐧ë 𝐁𝐚𝐬𝐡𝐤ë𝐬𝐢
Mbledhja e parë e Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi (KKSB) e Komunës së Prizrenit, do të mbahet më 06.07.2022. Ajo do të mbahet në sallën e mbledhjeve të Kuvendit të Komunës (Shtëpia e Bardhë), në orën 10:00.
Për këtë mbledhje është caktuar ky rend dite:
1. Shqyrtimi dhe miratimi i rendit të ditës;
2. Njoftim nga përbërja e anëtarëve të KKSB-së;
3. Diskutimi dhe miratimi i Planit të Punës së KKSB-së, për vitin 2022, me rekomandime;
4. Rekomandimet dhe Sugjerimet nga anëtarët e KKSB-së, për organet gjegjëse;
5. Të ndryshme.