Komuna e Prishtinës nga e martja e ka filluar ka krasitjen dhe eliminimin drunjve të dëmtuar në kryeqytet.
Në njoftimin e lëshuar sot janë dhënë detaje se në cilat rrugë janë kryer punët deri tani.
“Deri tash është bërë realizimi i prerjeve dhe krasitjeve në rrugën ‘Abedin Rexha’ dhe në ‘Parkun e Qytetit’”.
“Planifikohet që me të njëjtat procedura do të vazhdohet sot në ‘Tauk Bashqe’, në rrugën ‘Simon Shiroka’ – Zona Qendër, në rrugën ‘Jonuz Zejnullahu’ dhe në vende të tjera që mund të paraqesin rrezik për qytetarët”, thuhet në njoftim, transmeton KlanKosova.tv.
Klan Kosova dje ka punuar një storie për këtë gjë, për më shumë detaje shikoni storien e gazetares Arbëresha Fazliu: