TV Opinion
Advertisement
  • Home
  • Lajme
  • Ekonomi
  • Sport
  • Shëndeti
  • ShowBiz
  • Tech
  • Te tjera
No Result
View All Result
  • Home
  • Lajme
  • Ekonomi
  • Sport
  • Shëndeti
  • ShowBiz
  • Tech
  • Te tjera
No Result
View All Result
TV Opinion
No Result
View All Result

Kompanitë vendëse në hall me ndërprerjen e energjisë elektrike, dëmi deri në 11 mijë euro

26/01/2023
in Ballina, Kosovë, Lajme
Kompanitë vendëse në hall me ndërprerjen e energjisë elektrike, dëmi deri në 11 mijë euro
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Problemi i energjisë elektrike po vazhdon të jetë prezent gjatë ditëve të ftohta të dimrit sidomos për kompanitë vendore. Krahas këtij problemi, ato janë në hall edhe me çmimin e lartë të derivateve, raporton Ekonomia Online.

Ndër kompanitë që përballen me këtë problem, janë “Meka” dhe “Frutexi”. Ndonëse janë lidere në vend, pronarët e këtyre kompanive kanë shprehur shqetësimin e se dëmet që u shkakton ndërprerja e energjisë elektrike janë të mëdha.

Pronari i kompanisë “Meka”, Burim Piraj, ka thënë për Ekonomia Online se ndërprerja e rrymës i ka shkaktuar dëme deri në 11 mijë euro.

Piraj thotë se si pasojë e kësaj, fitimi krahas vitit të kaluar është dukshëm më i vogël.

“Për momentin nuk po ndalet se ne jemi me një vend ku ka prodhim të energjisë me ujë, dhe kur ka ujë ne nuk kemi shumë probleme, mirëpo kur ka mot të lig atëherë kemi probleme ndalet rryma pa paralajmërim. Për momentin me paralajmërim nuk kemi ndërprerje mirëpo pa paralajmërim kur ka mot të keq vazhdimisht sepse rrjeti është i viteve të ‘60-ta dhe që nga atëherë nuk janë të ndërruar shtyllat dhe shtyllat të kalbura dhe shpesh mund të rrëzohen shtyllat ose të bjerë ndonjë lis në to dhe do të kemi probleme të vazhdueshme”, u shpreh Piraj.

“Me të vërtetë këto janë shqetësuese se ne kemi prishje jo që s’kemi prishje dhe kemi kosto për arsyeje se kur e kyçim gjeneratorin çmimi i naftës është i shtrenjtë edhe për shkak të çmimit të naftës ne po kemi humbje. Vitin që shkoi kemi pasur rritje në qarkullim nga ana tjetër jo rritje në fitim. Fitimi ka qenë shumë në krahasim me vitin e kaluar më i vogël. E gjitha kjo shkaku i harxhimeve të paparashikueshme që po i kemi”, thotë Piraj.

Teksa ka folur për këtë problem, Piraj ka treguar për një problem që i ka ndodhur në fabrikë. Thotë se kostoja e atij defekti duke mos e llogaritur transportin e montimin, kushton 11 mijë euro.

“Ne para pak kohe e patëm një prishje të cilën nuk mund ta dimë se a është për shkak të energjisë elektrike që të shkojmë në gjykatë, mirëpo u prish një pjesë as nuk ka qenë në ujë por është prish shkaku i rrymës ka pëlcitur dhe ajo nuk kushton as më pak e as më shumë se 11 mijë euro. Ajo është kosto e lartë, plus d.m.th do të kushtojë transporti montimi të gjitha ato kushtojnë. Këto janë kosto shumë të larta të panevojshme janë të paarsyeshme, nuk ndodhin në vende të tjera por ndodhin në Kosovë”, thotë Piraj.

Imun ndaj ndërprerjes së energjisë elektrike nuk është as kompania “Frutex” nga Suhareka. Pronari i kësaj kompanie, Shaqir Palushi, për Ekonomia Online ka thënë se nuk kanë linjë të veçantë me furnizim me prioritet por që furnizimi bëhet përmes linjës së përbashkët me gjithë komunitetin.

“… koha nuk është aq ftohtë dhe kjo ka ndikua që megjithatë mos të ketë ndërprerje të shpeshta por gjithsesi duke marrë parasysh që ne prodhimin e kemi jashtë zonave industriale dhe nuk kemi linjë të veçantë me furnizim me prioritet por furnizohemi me linjën e përbashkët me gjithë komunitetin. Ndërprerjet e rrymës janë pothuajse gati të përditshme dhe të cilat shkaktojnë sidomos avari të ndryshme në linjat e prodhuesve natyrisht edhe dëmet e tjera sepse kur është procesi teknologjik duke vazhduar prodhimi gjithmonë ka humbje, por humbjet më të mëdha janë si rezultat i ndërprerjes së rrymës. Do të thotë humbjet nga prishjet e ndryshme në linjat prodhuese”, ka thënë ai.

Palushi thotë se pavarësisht problemeve këtë vit kanë pasur rritjet deri në 20 përqind dhe atë në tregun e jashtëm.

“Në fakt kompania jonë operon suksesshëm dhe ndoshta për dallim prej shumë kompanive të tjera të cilat ndoshta s’kanë mundur të gjenden mirë në treg qoftë vendor apo në eksport, ne jemi shumë më mirë dhe këtë vit kemi pasur madje rritje që është 20 për qind sidomos në tregun e jashtëm, por mendoj që do të duhej më shumë të jetë afër dora e institucioneve të cilat mund të bëjnë shumë më tepër në mënyrë që sektori i prodhimit të jetë shumë më i fuqishëm sepse Kosova më shumë se për gjithçka tjetër sot ka nevojë për më shumë prodhim aq më tepër kur është koha kur një numër i të rinjve duhet të largohen dhe po largohen vazhdimisht dhe në qoftë se do të investojë shumë më tepër dhe do të kishte shumë më tepër mbështetje edhe nga ana institucionale sigurisht që sektori dhe do të shfuqizohej dhe kështu do ta bënte Kosovën edhe një adresë ku do të flitej për atë çfarë prodhohet”, u shpreh Palushi.

ShareTweetShare
Previous Post

DASH: ShBA-ja mbetet palë aktive në normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës e Serbisë

Next Post

Arrestohet një femër për kërcënim në Prishtinë

Related Posts

Njeriu i VV-së në krye të RTK-së, Hyseni: Kjo është fyerje e poshtrim
Kosovë

Njeriu i VV-së në krye të RTK-së, Hyseni: Kjo është fyerje e poshtrim

by TV OPINION
31/01/2023
Osmani pas takimit me von der Leyen: Në luftën kundër bandave në veri, presim mbështetje nga BE-ja dhe SHBA-ja
Ballina

Osmani: Vendi ynë afër jofunksionalitetit, s’na duhet tjetër Republika Srpska

by TV OPINION
31/01/2023
Brnabiq për deklaratën e Escobarit: Nëse kushtëzohet Asociacioni, dialogu s’ka kuptim
Kosovë

Bërnabiq: Asociacioni duhet të jetë në përputhje me Marrëveshjen e Brukselit

by TV OPINION
31/01/2023
Vizita e Kurtit-Osmanit në SHBA, Haziri: Në kohën e LDK-së takimet ishin në nivel presidentësh
Ballina

Haziri: Në takimin për Asociacionin nuk pati dallim opozitë-pozitë, vetëm mes palës shqiptare dhe serbe

by TV OPINION
31/01/2023
Diskutimi në Ambasadë, Rashiq: Ka potencial për bisedime të mëtejme
Kosovë

Diskutimi në Ambasadë, Rashiq: Ka potencial për bisedime të mëtejme

by TV OPINION
31/01/2023
Next Post
Arrestohet një grua në Drenas, dyshohet se kërcënoi një burrë

Arrestohet një femër për kërcënim në Prishtinë

Te fundit

Mes zërave për ndarje, Kendall Jenner dhe Devin Booker fotografohen së bashku

Mes zërave për ndarje, Kendall Jenner dhe Devin Booker fotografohen së bashku

29/06/2022
Weber: Fshehtësia e dialogut, burim i krizave

Weber: Fshehtësia e dialogut, burim i krizave

21/01/2023
Zhvillimet në veri, Osmani takon Kurtin e Konjufcën – opozita bojkoton takimin

Zhvillimet në veri, Osmani takon Kurtin e Konjufcën – opozita bojkoton takimin

01/08/2022
Turqia donacion për FSK-në, i nevojshëm për stinën e dimrit

Turqia donacion për FSK-në, i nevojshëm për stinën e dimrit

19/07/2022
Kida dhe Dafina Zeqiri inspirohen nga Era Istrefi për klipin e tyre të ri?

Kida dhe Dafina Zeqiri inspirohen nga Era Istrefi për klipin e tyre të ri?

06/06/2022

Etiketa

Aksident Albin Kurti Albulena Haxhiu Arrestim Avdullah Hoti Bashkimi Evropian Covid 19 Diell Edi Rama Ferizaj Futboll Glauk Konjufca Hekuran Murati Kosova Kosove Kuvendi i Kosoves LDK Liberalizimi i vizave Memli Krasniqi Ministria e Shendetesise Miroslav Lajçak Moti Nafta Nato Ngjarjet e ditës Pdk Policia Policia e Kosoves Prishtine Prizren Qeveria Qeveria e Kosoves Ramush Haradinaj Rusia Serbi Shaqir Totaj SHBA Shendeti Shqiperi Shqipëria Sport UCK Ukraina Vjosa Osmani Vlora Çitaku
TV Opinion

Televizioni Opinion TVO, televizion privat që ofron program të larmishëm televiziv 24 orë..

Më shumë...

Moti

Postimet e fundit

  • Njeriu i VV-së në krye të RTK-së, Hyseni: Kjo është fyerje e poshtrim
  • Osmani: Vendi ynë afër jofunksionalitetit, s’na duhet tjetër Republika Srpska

© 2022 TV OPINIONI

No Result
View All Result
  • Home
  • Lajme
  • Ekonomi
  • Sport
  • Shëndeti
  • ShowBiz
  • Tech
  • Te tjera

© 2022 TV OPINIONI

Are you sure want to unlock this post?
Unlock left : 0
Are you sure want to cancel subscription?