Komiteti Olimpik i Kosovës ka përcjell një mesazh përmes platformës ‘Twitter’.
Ditëve të fundit, vendimet e disa lojtarëve për të mos luajtur me fanellën e kombëtares së Kosovës kanë nxitur debate të shumta.
Emra të ndryshëm kanë vendosur të zgjedhin kombëtare si Zvicra, Shqipëria, e më herët edhe Suedia.
Një reagim lidhur me këto ngjarje pati lojtari i kombëtares sonë, Edon Zhegrova. Duket se në të njëjtën temë qëndron edhe Komiteti Olimpik i Kosovës.
Në faqen zyrtare në ‘Twitter’, NOC Kosova ka publikuar një fotografi ku shihet një koreografi e Dardanëve, përcjell lajmi.net.