Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti, ka marrë vendim që të diskutojë pa praninë e medieve takimin me auditor të Zyrës Kombëtare të Auditimit (ZKA) lidhur me auditimin “Ndikimi i investimeve kapitale në zvogëlimin e humbjeve të ujit dhe përmirësimin e shërbimeve në KRU-të”, raporton Ekonomia Online.
Kryetari i këtij Komisioni, Ferat Shala, tha se kjo kërkesë është bërë nga Zyra Kombëtare e Auditimit.
Rendi i ditës:
1. Miratimi i rendit të ditës;
2. Miratimi i procesverbalit nga mbledhja e mbajtur më datë 08.11.2022;
3. Diskutim me auditor të Zyrës Kombëtare të Auditimit (ZKA) lidhur me auditimin “Ndikimi i investimeve kapitale në zvogëlimin e humbjeve të ujit dhe përmirësimin e shërbimeve në KRU-të”;
4. Shqyrtimi i raportit vjetor të performances të ofruesve të shërbimit të ujit për vitin 2021 dhe raportin për gjashtë mujorin e parë të vitit 2022;
5. Të ndryshme.