Komisioni hetimor lidhur me procesin e vendimmarrjes në procesin e energjisë gjatë periudhës 2006-2022, ka përgatitur sot një listë të atyre që do të ftohen për raportim. Ky komision e ka ftuar për raportim edhe Kryeministrin Albin Kurti. Përveç Kurtit, për raportim janë ftuar edhe ministrat dhe udhëheqësit e bordeve.
Kështu ka deklaruar, Kryetari i këtij komisioni, Hajdar Beqa.
“Lista ende s’është përfundimtare. Është ftuar për intervistim kryeministri aktual dhe të gjithë ministrat e udhëheqësit e bordeve”, ka thënë Beqa.
Beqaj ka treguar se deputeti i Vetëvendosjes, Arbër Rexhaj ka propozuar që të ftohet për intervistim edhe ish-Presidenti Hashim Thaçi, i cili aktualisht po mbahet në paraburgim në Hagë.
Por, thotë se ky propozim s’është miratuar, meqenëse as vetë Rexhaj se ka mbrojtur propozimin e vetë.
“Propozimi s’është miratuar, meqenëse as deputeti Rexhaj se mbrojti propozimin e vetë se e pa çka bani”, ka thënë Beqa.
Ndryshe, ky komision është themeluar me propozim të pozitës. Pro themelimit kanë votuar edhe partitë opozitare.