Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka komentuar shortin e Kupës së Botës, ku kombëtarja serbe do të ndeshet në dy ndeshje me Kombëtaren e Shqipërisë në kuadër të Grupit K kualifikuese për Kupën e Botës 2026.
Pas shortit të mbajtur në Cyrih ditën e premte, kombëtarja serbe zbuloi se në cilin grup kualifikues do të jenë për Kampionatin Botëror, i cili do të mbahet në vitin 2026 në SHBA, Kanada dhe Meksikë.
“Ata kanë një kombëtare të fortë, solide, serioze, kanë një kombëtare serioze, por Serbia është më e fortë, ne do të fitojmë”.
“Kemi një orar të mirë, luajmë ndeshjen e parafundit kundër anglezëve, ndeshja e parë do të jetë problem”, përfundoi presidenti serb.
Ndryshe, Kupa e Botës do të fillojë më 11 qershor 2026 dhe për herë të parë në histori do të ketë 48 ekipe kombëtare. /Telegrafi/