TV Opinion
Advertisement
  • Home
  • Lajme
  • Ekonomi
  • Sport
  • Shëndeti
  • ShowBiz
  • Tech
  • Te tjera
No Result
View All Result
  • Home
  • Lajme
  • Ekonomi
  • Sport
  • Shëndeti
  • ShowBiz
  • Tech
  • Te tjera
No Result
View All Result
TV Opinion
No Result
View All Result

KMDLNj: Specialja s’mund ta detyrojë Qeverinë e Kosovës t’i kompensojë viktimat

07/04/2023
in Ballina, Kosovë, Lajme
Paralajmërimet e SBAShK-ut për greva dhe replikat mes Jasharajt e Nagavcit, KMDLNj e njohësi i arsimit me qëndrime të ndryshme
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave e të Lirive të Njeriut po vlerëson se aktualisht nuk ka asnjë bazë ligjore që do të kompensojë në baza mujore viktimat e supozuara nga UÇK, dhe rrjedhimisht për këtë arsye Qeveria e Kosovës nuk mund të ngarkohet me detyrime që nuk janë të rregulluara me ligj.

Kjo gjykatë të enjten më datë 6 prill 2023, ka nxjerrë një vendim me të cilin e detyron ish – komandantin e UÇK-së t’ua paguaj 207 mijë euro viktimave. Me urdhrin e gjykatës për zhdëmtim u përfshinë tetë viktima.

Po sipas kësaj gjykate është konstatuar se aktualisht Salih Mustafa nuk i zotëron mjetet për të bërë këtë pagesë, prandaj pritet përcaktimi i një autoriteti mbikëqyrës në lidhje me zbatimin e urdhrit për zbatim të dëmshpërblimit i cili do të përcaktojë hollësisht mundësitë financiare të Salih Mustafës për të paguar dëmshpërblimin.

Reagim i KMDLNj – së:

GJYKATA SPECIALE NUK MUND TË DETYROJË QEVERINË E KOSOVËS T’I KOMPENSOJË VIKTIMAT

Salih Mustafa, nga Gjykata Speciale, me një vendim të formës jo të prerë është dënuar me 26 vjet burg për shkak të vrasjes së paligjshme, ndalimit arbitrar dhe torturës. Ndërkaq, po kjo gjykatë, të enjten më datë 6 prill 2023 ka nxjerrë një vendim me të cilin e detyron ish – komandantin e UÇK-së t’ua paguaj 207 mijë euro viktimave. Me urdhërin e gjykatës për zhdëmtim u përfshinë tetë viktima. Po sipas kësaj gjykate është konstatuar se aktualisht Salih Mustafa nuk i zotëron mjetet për të bërë këtë pagesë prandaj pritet përcaktimi i një autoriteti mbikëqyrës në lidhje me zbatimin e urdhërit për zbatim të dëmshpërblimit i cili do të përcaktojë hollësisht mundësitë financiare të Salih Mustafës për të paguar dëmshpërblimin. Nëse nuk ka asnjë mundësi që Salih Mustafa të zhdëmtojë viktimat, si opsion i gjykatës i zhdëmtimit të viktimave mbetet të bëhet nga buxheti i Kosovës përmes Ministrisë së Drejtësisë.

Kohë më parë Gjykata Speciale në Hagë i ishte drejtuar Ministrisë së Drejtësisë me disa pyetje për të sqaruar mënyrën dhe mekanizmat që i kompensojnë viktimat duke shprehur dyshime të mëdha në gatishmërinë e institucioneve të Kosovës për kompensimin e viktimave që ua njeh këtë status kjo gjykatë sidomos në lartësinë e shumës me të cilën do të kompensoheshin. Qartazi nuk ishin të kënaqur me përgjigjen e kësaj ministrie e cila, në përgjigjen e saj e sqaroi se në Kosovë është një Komision për Kompensim të Viktimave të Krimit por që viktimat e supozuara nuk mund të përfitojnë asnjë kompensim sipas ligjit në fuqi sepse nuk përfshihen në kategoritë përfituese sipas këtij ligji.

Gjykata Speciale në Hagë vendimin për zhdëmtim të viktimave e mbështet në Ligjin Nr. 04/L–054 PËR STATUSIN DHE TË DREJTAT E DËSHMORËVE, INVALIDËVE, VETERANËVE, PJESËTARËVE TË USHTRISË ÇLIRIMTARE TË KOSOVËS, VIKTIMAVE CIVILE DHE FAMILJEVE TË TYRE

Vendimi i Gjykatës Speciale në Hagë e ka bazën e gabuar ligjore sepse në këtë ligj nuk përmendet mundësia që as drejtpërdrejtë e as në mënyrë të tërthortë të bëhet zhdëmtimi i viktimave të supozuara që janë shkaktuar nga Ushtria Çlirimtare e Kosovës apo kompensimi në baza mujore siç parashihet për kategoritë e tjera që trajtohen nga Ligji Nr. 04 /L -054.

Aktualisht nuk ka asnjë bazë ligjore që do të zhdëmtojë apo kompensojë në baza mujore viktimat e supozuara nga UÇK-ë dhe, rrjedhimisht për këtë arsye qeveria e Kosovës përkatësisht Ministria e Drejtësisë nuk mund të ngarkohet me detyrime që nuk janë të rregulluara me Ligj. Për ta ekzekutuar vendimin e Gjykatës Speciale duhet të krijohet një bazë ligjore sikur që edhe ekspertë nga Kosova duhet të ngarkohen me përgjegjësi me përcaktimin e shumës së zhdëmtimit. Sipas ligjeve të Kosovës ekzekutimi i zhdëmtimit duhet të bëhet përmes procesit të përmbarimit ndërsa Gjykata Speciale nuk ka përmbarues të saj në ndërkohë që nuk i beson asnjë institucioni të Kosovës përfshirë këtu edhe përmbaruesit prandaj kërkon të formohet një autoritet mbikëqyrës për zbatim të urdhërit për dëmshpërblim.

Gjykata Speciale që me asgjë nuk e dëshmon se është e Kosovës, nuk i përgjigjet me asgjë dhe për asgjë asnjë autoriteti të Kosovës, jotransparente deri në konspiracion për autoritetet dhe opinionin e Kosovës dhe ndërkombëtar, me një mandat të devijuar dhe të degraduar nga qëllimi për çka ishte themeluar i shndërruar në një grup përfituesish të dështuar në Kosovë dhe në vendet tjera ku kanë punuar, duke siguruar për veten e tyre përfitime marramendëse, as që kanë ndonjë interesim që ta dinamizojnë punën e tyre që të mos i dëmtojnë të arrestuarit duke i mbajtur për vite të tëra në paraburgim dhe gjykim, pëprtej çdo kohe të arsyeshme, nuk mund të vendosë dhe zbatojë standarde të dyfishta, paga marramendëse që nuk i ka asnjë institucion që është pjesë e sistemit të drejtësisë së Kosovës ( këta thonë se janë pjesë e sistemit të drejtësisë së Kosovës me seli në Hagë!!!!), kurse në anën tjetër ta ngarkojnë buxhetin e Kosovës me shpenzime marramendëse dhe të cilat është dashur të jenë barrë e Gjykatës Speciale ashtu siç janë edhe rrogat e tyre të çmendura. Këta, si çakenj juridik, me një këmbë janë në Hagë kurse me tjetrën janë në Ukrainë apo vend tjetër ku ka lufta dhe ku shohin mundësi marramendëse përfitimi. Mos u habitni nëse nesër po kjo Gjykatë Speciale të kërkojë nga Kosova t’ua paguajë pushimet dimërore në Sent Moric dhe ato verore në Dubai. Hetuesit, prokurorët dhe gjykatësit e Dubait, prostitucion juridik!

Tags: KMDLNJ
ShareTweetShare
Previous Post

Osmani: Nuk ka asnjë autonomi për komunat serbe, nuk e lejoj të shkelet Kushtetuta

Next Post

Spektakël në CS:GO, Bad News Eagles merr fitoren e dytë në rrugë për “Paris Major”

Related Posts

Aktakuzë ndaj një personi në Prizren, u kap duke bartur katër emigrantë
Ballina

Aktakuzë ndaj një personi në Prizren, u kap duke bartur katër emigrantë

by TV OPINION
11/02/2025
Rënia e ueb-faqes së KQZ-së në ditën e zgjedhjeve, Prokuroria nis hetimet
Kosovë

Rënia e ueb-faqes së KQZ-së në ditën e zgjedhjeve, Prokuroria nis hetimet

by TV OPINION
11/02/2025
​LVV dhe LDK partitë më të gjobitura nga PZAP
Ballina

PZAP gjobit me afro 10 mijë euro LVV-në, PDK-në e LDK-në

by TV OPINION
11/02/2025
Osmani merr pjesë në darkën e shtruar nga Macron: Momentet si këto forcojnë lidhjet diplomatike e ekonomike
Ballina

Osmani merr pjesë në darkën e shtruar nga Macron: Momentet si këto forcojnë lidhjet diplomatike e ekonomike

by TV OPINION
11/02/2025
Rama reagon për arrestimin e Veliajt
Lajme

Rama reagon për arrestimin e Veliajt

by TV OPINION
11/02/2025
Next Post
Bad News Eagles mposht ekipin danez me rezultat 16:3

Spektakël në CS:GO, Bad News Eagles merr fitoren e dytë në rrugë për “Paris Major”

Te fundit

Hill: Serbia ka zgjedhur rrugën e BE-së, duhet të marrë vendime të rëndësishme

Hill: Serbia ka zgjedhur rrugën e BE-së, duhet të marrë vendime të rëndësishme

21/07/2022
Lajm i ëmbël/ Neymar do të bëhet baba për herë të katërt

Lajm i ëmbël/ Neymar do të bëhet baba për herë të katërt

26/12/2024
Dy ngjarjet e paralajmëruara për sot

Ngjarjet e ditës në Kosovë

28/09/2022
​Krasniqi: Qeveria merr vendim për ujin në kafiteri, por nuk i siguron ujë të pijes shumë zonave në Kosovë

Krasniqi: Vendimi i GJND-së konstatoi legalitetin e pavarësisë së Kosovës

22/07/2022
​Sot shënohet Dita memoriale e policëve të rënë në detyrë

​Sot shënohet Dita memoriale e policëve të rënë në detyrë

26/07/2022

Etiketa

Aksident Albin Kurti Albulena Haxhiu Arrestim Avdullah Hoti Bashkimi Evropian Covid 19 Edi Rama Ferizaj Fsk Futboll Glauk Konjufca Hekuran Murati Kosova Kosove KQZ Kuvendi i Kosoves LDK Liberalizimi i vizave Lumir Abdixhiku Memli Krasniqi Ministria e Shendetesise Miroslav Lajçak Moti Nato Ngjarjet e ditës Pdk Policia Policia e Kosoves Prishtine Prizren Qeveria e Kosoves Ramush Haradinaj Rusia Serbia Shaqir Totaj SHBA Shendeti Shqiperi Shqipëria Sport UCK Viktima Vjosa Osmani Vlora Çitaku
TV Opinion

Televizioni Opinion TVO, televizion privat që ofron program të larmishëm televiziv 24 orë..

Më shumë...

Moti

Postimet e fundit

  • Aktakuzë ndaj një personi në Prizren, u kap duke bartur katër emigrantë
  • Rënia e ueb-faqes së KQZ-së në ditën e zgjedhjeve, Prokuroria nis hetimet

© 2022 TV OPINIONI

No Result
View All Result
  • Home
  • Lajme
  • Ekonomi
  • Sport
  • Shëndeti
  • ShowBiz
  • Tech
  • Te tjera

© 2022 TV OPINIONI

Are you sure want to unlock this post?
Unlock left : 0
Are you sure want to cancel subscription?