Homazhe te varrezat e Jasharëve në Kompleksin Memorial në Prekaz bënë sot edhe pjesëtarë të Organizatës së Veteranëve Luftës se UÇK-së.
Ushtruesi i detyrës së OVL-UÇK-së, Faton Klinaku me këtë rast uroi popullin shqiptar me rastin e kësaj feste të madhe kombëtare.
“Kjo ditë koincidon me ditëlindjen e komandantit Adem Jashari. Po ashtu, dalja publike e Ushtrisë Çlirimtare e Kosovës në vitin 1997 ku Rexhep Selimi, Mujë Krasniqi dhe Daut Haradinaj dalin publikisht në emër të UÇK-së, i tregojnë popullit të Kosovës se këtu ka zot dhe këtu do të luftohet për çlirimin e tokave të Shqipërisë. Ashtu siç ishte betimi i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në emër të OVL-së iu urojme gjithë shqiptarëve, urime kjo ditë po ashtu edhe në emër të bashkëluftëtarëve në Hagë që gjenden prapa grilave në Hagë, iu urojmë po ashtu festën e 28 Nëntorit gjithë popullit shqiptar”, tha ai.
Në ditën e shënimit të 28 nëntorit Ditës se Flamurit dhe ditëlindjes se komandantit legjendar, Adem Jashari, homazhe te kompleksi memorial në Prekaz kanë bërë edhe zëvendëskryeministri Besnik Bislmi bashkë me ministrat, partitë politike e shumë qytetarë.