Ushtruesi i detyrës së kryetarit së OVL-UÇK-së, Faton Klinaku, ka kritikuar ish kryeprokurorin e Gjykatës Speciale, Jack Smith.
Klinaku, në shkrimin e tij në Facebook e ka quajtur Smithin një monstrum, dhe se ai asnjëherë nuk ka punuar për drejtësi.
Poashtu, ai ka shkruar se rrjedhja e materialeve nga Specialja ka pasur prapavijë politike.
“Rrjedhja e materialeve të ‘ndjeshme’ nga Pseudo Dhomat e Specializuara në Hagë dhe pengimi i hetimit se si kanë rrjedhur këto dokumente, ka pasur dhe ka prapavi politike. Ky monstrum Smith, asnjëherë nuk ka punuar për drejtësi, por sikur UNMIK-u dhe EULEX-i ka bërë padrejtësi duke mos hetuar krimet dhe masakrat e kryera nga pushtuesi serb në Kosovë, e duke ndjekur UÇK-në si NDËRMARRJE E PËRBASHKËT KRIMINALE. Deputetët e Kuvendit të Kosovës as nuk kanë vullnet por nuk kanë as guxim që të ndalojnë padrejtësitë që po bëhen në Pseudo Gjykatën Speciale të Kosovës në Hagë”, ka shkruar Klinaku.
Klinaku u shpreh se deputetët e Kuvendit të Kosovës as nuk kanë vullnet por nuk kanë as guxim që të ndalojnë padrejtësitë që po bëhen në Pseudo Gjykatën Speciale të Kosovës në Hagë.