Organizata e Veteranëve të Luftës Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka reaguar pasi ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla nuk e përmendi UÇK-në në Ditën e Çlirimit të Kosovës.
Ushtruesi i detyrës së kryetarit të OVL UÇK, Faton Klinaku përmes një postimi në profilin e tij zyrtar në rrjetin social Facebook, ka shkruar se nëse nuk je për UÇK-në, kuptohet që je edhe kundër saj.
Reagimi i plotë i Klinikatu:
Nëse nuk je për UÇK-në, është e vetëkuptueshme se je kundër saj.
Ushtria Çlirimtare e Kosovës ka bërë historinë, e ata që ishin dhe janë kundër saj, do ta kenë vendin në plehun e historisë.
Janë nderuar e nderohen antivlerat dhe janë mohuar e mohohen vlerat, sepse UÇK dhe pjesëtarët e saj kanë sfida në Kosovën Ahtisaariane, por e kaluara na ka mësuar se pa marrë parasysh sfidat, vlerat do të triumfojnë.