Qeveria e Kosovës dhe ajo e Shqipërisë do të nënshkruajnë një marrëveshje të re për kalimin e kufirit, por edhe një protokoll të ri nga marrëveshja e fundit që është nënshkruar mes dy shteteve.
Ministri i Punëve të Brendshme të Shqipërisë, Bledar Çuçi, ka thënë se me këtë marrëveshje të re do të krijohen më shumë lehtësira për qytetarët e të dy shteteve, raporton Demokracia.com.
“Nëpërmjet protokollit të parë ë do nënshkruajmë prej 1 qershorit deri në shtator, dhe për çdo fundjavë dhe për çdo festë kombëtare do kalojnë pa qenë nevojë e regjistrimit nga organet kufitare”, theksoi Çuçi.
Kurse homologu i tij kosovar, Xhelal Sveçla, sqaroi më në detaje këtë marrëveshje.
“ Jam i lumtur që do të nënshkruajmë dy marrëveshje dhe një protokoll të ri të marrëveshjes paraprake…. në kuadër të kësaj do të nënshkruajmë zyrtarisht marrëveshjen e cila do të krijojë lehtësira të kaliumit kufitar në pikën që ka kalimin më të madh të qytetarëve tanë Vërmicë-Merdare. Kjo marrëveshja do të rregullojë dhe zvogëlojë procedurat e pritjes dhe do të bashkërendoj punën e policisë sonë kufitare. Deri në fund të shtatorit do të ketë kalim të lehtësuar të kufirit, ndërkaq marrëveshja do të ketë përcaktojë procedura të tilla lehtësuese që do të jenë për çdo fundjavë dhe çdo festë të vendeve tona”, theksoi Sveçla, raporton Demokracia.com.
Mirëpo, pas kësaj reagoi kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, i cili e pyeti Sveçlën në lidhje me lehtësirat, pasi siç tha ai, “fjala lehtësirë më fut frikën”.
“Për çfarë lehtësira bëhet fjalë?. Se si do të kalohet kufiri në korrik e gush”, pyeti Rama, raporton Demokracia.com.
Sveçla iu përgjigj: “Herës së fundit kur isha në Shqipëri, para disa ditëve, polici kufitar më uroi rrugë të mbarë për në Shqipëri”.
Por Rama përsëri insistoi duke thënë se a mund të hiqet edhe kjo përshëndetje e policëve dhe të kursehet koha e qytetarëve.
“Vetëm ministrat e brendshëm do të mund të arrijnë një marrëveshje. Shpresoj që në muajin korrik qytetarët të vijnë në Shqipëri pa i uruar mirëseardhje policët”, theksoi Rama.