Kim Kardashian së fundi ka humbur mbi nëntë kilogramë peshë.
Këtë ajo e shfaqi në veshjen e ngushtë gjatë ditës së djeshme (e martë).
Ajo doli në Paris me vajzën e saj, për të marrë pjesë në shfaqjen e “Dior Homme” pranverë-verë 2023.
Kardashian u sigurua që të gjithë vëmendjen ta kthen kah vetja e saj, pasi kishte të veshur pantallonat e ngushtë, një artikull që po bëhet shpejt një nga elementët kryesorë të veshjes së saj.
Beli i hollë i Kimit theksohej nga një bluzë e shkurtë.
Ndryshe, Kim humbi shtatë kilogramë në dy javë në mënyrë që të mund të merrte pjesë në Met Gala me fustanin që Marilyn Monroe kishte veshur në festën e ditëlindjes së John F. Kennedy në 1962.