Kim Kardashian është gjobitur me 1.26 milionë dollarë për promovimin e një kriptomonedhe.
Komisioni amerikan i letrave me vlerë (SEC), e mori këtë vendim pasi ylli kishte promovuar mjetet e pagesës, në mënyrë të paligjshme, raportojnë mediat amerikane.
Thuhet se Kardashian pasi e reklamoi, nuk ka treguar se është paguar për të.
Shuma që ylli i realitet duhet të paguajë përbëhet nga 260.000 dollarë që ajo mori për reklamën, plus një gjobë prej një milion dollarësh.
Përveç kësaj, Kardashian ndihmoi në kërkim e kriptomonedhave të promovuara nga të famshmit.