Ana Ejupi dhe Kevin Edmond janë dy ish banorët e Big Brother VIP Kosova 3 të cilët lidhjen e tyre të dashurisë që e krijuan brenda shtëpisë po e jetojnë edhe jashtë saj.
Ata të dy publikojnë vazhdimisht fotografi nga momente të bukura me njëri-tjetrin duke i informuar ndjekësit se si po shkon lidhja e tyre.
Kevini sot feston ditëlindjen e tij, ndërsa Ana është siguruar që t’i bëj atij një dhuratë speciale.
Ajo ka bërë tatuazh emrin e tij në krahun e saj, e për këtë Kevini është parë të jetë shumë i lumtur.