Ballkani ka shkruar historinë e futbollit kosovar mbrëmë. Klubi kampion i Kosovës është kualifikuar në fazën e grupeve të Ligës së Konferencës.
Suharekasit arritën ta mposhtnin në dy ndeshjet ekipin shqiptar nga Maqedonia e Veriut, Shkupin, shkruan Express.
Tani, në fazën e grupeve, Ballkani do të ketë mundësi të arkëtojë edhe më shumë para.
Një fitore në fazën e grupeve do t’ia siguronte Ballkanit 500 mijë euro, kurse një barazim 166 mijë sosh.
Në rast humbjeje, Ballkani s’do të marrë para.