Të hënën pas pesë javë grevë ka nisur procesi mësimor.
Por, edhe përkundër nisjes së mësimit nuk janë ekzekutuar pagat për mësimdhënësit.
Kjo ka shkaktuar reagime të shumta.
Këshilli i Prindërve të Kosovës, në reagimin e djeshëm bën të ditur se nëse nuk jepen pagat e shtatorit për mësimdhënësit, do të mbledhin fonde për ta.
Postimi i plotë:
SOLIDARITET! 🤝
💠 Nëse mësimdhënësve nuk iu jepen pagat e muajit shtator, ne prindërit duhet të organizohemi në çdo shkollë për të mbledhur fonde solidariteti për t’i ndihmuar financiarisht mësimdhënësit.
❌️ Revoltën e kishim për të hapur çerdhet e shkollat por asnjëherë për t’i poshtëruar mësimdhënësit!