Këshilli i Prindërve i shkollës “Faik Konica” në Prishtinë ka vendosur ta organizoj një protestë sot, (e hëne) nga ora 12:00-13:00, për të shprehur pakënaqësinë e prindërve dhe nxënësve ndaj mos fillimit të procesit mësimor.
Protesta do të jetë njëorëshe dhe do të mbahet në oborrin e shkollës.
“Me anë të kësaj proteste, Këshilli iu bënë thirrje të gjitha palëve të përfshira në këtë situatë që të gjejnë zgjidhje dje, sepse nesër është shumë vonë. Nxënësit duhet të kthehen sa më parë në bankat shkollore”, thuhet ndër të tjera në njoftim.
Ndryshe, SBASHK-u dje ka bërë të ditur se greva do të vazhdojë edhe në ditët e ardhshme për shkak të mosrealizimit të kërkesave të tyre.