Nga sot Këshilli i Evropës do të udhëhiqet nga një ish rektor universiteti. Kryeministri çek Petr Fiala është një shkencëtar politik që shërbeu si rektor i Universitetit Masaryk në Brno nga 2004 dhe 2011, shkruan arbresh.info
Republika Çeke sot merr presidencën e Këshillit të BE-së me besim dhe ambicie, shkruan DW.
Pushtimi rus i Ukrainës, kriza energjetike, ndryshimet klimatike dhe një samit evropian, janë sfidat që pritet ti ketë i pari i Këshillin e Bashkimit Evropian, shkruan arbresh.info
Pra sipas të dhënave në internet, Petr Fiala, është një politikan dhe politolog çek, i cili ka qenë Kryeministër i Republikës Çeke që nga nëntori 2021 dhe lider i Partisë Demokratike Qytetare (ODS) që nga viti 2014.
Ai ka shërbyer si Ministër i Arsimit, Rinisë dhe Sporteve nga viti 2012 deri në vitin 2013.
Më parë ai ka qenë rektori i Universitetit Masaryk në Brno, dhe ka treguar një sukses të jashtëzakonshëm në udhëheqje.
Ndryshe, Fiala u zgjodh për herë të parë në Dhomën e Deputetëve si jopartiak në zgjedhjet e parakohshme të vitit 2013. Ai u bë kreu i ODS në janar 2014, duke premtuar se do të reformonte partinë dhe do të rifitonte besimin.