Një person ishte kërcënuar me armë zjarri dje në Mitrovicë.
Lidhur me këtë rast, Policia e Kosovës njofton se është arrestuar si i dyshuar një 19- vjeçar.
“Sipas deklaratës së ankuesit, thuhej se në rrugën “Dëshmorët e Kombit” në Mitrovicën e Jugut, ishte kanosur nga personi i dyshuar i cili kishte ekspozuar një armë dhe ishte larguar nga vendi i ngjarjes. Lidhur me rastin janë ndërmarrë veprime të nevojshme hetimore me ç’ rast është identifikuar dhe arrestuar personi i dyshuar D. S., 19 vjeçar, shtetas i Republikës së Kosovës. Nga i dyshuari është konfiskuar një armë e llojit pistoletë me dy fishke e cila dyshohet se është ekspozuar nga i dyshuari në veprën penale.”, thuhet në njoftimin e policisë.
Policia bëri të ditur se në bazë të hetimeve të para dyshohet se veprës penale të kanosjes t’i ketë paraprirë një zënkë ndërmjet të dyshuarit dhe ankuesit.
Të gjitha veprimet hetimore janë paraqitur tek prokurorit të rastit.
Rasti është iniciuar dhe është duke u hetuar për veprat penale ‘Kanosje’ dhe “ Armëmbajtje pa leje”. Pas intervistimit, me urdhër të prokurorit të rastit, i dyshuari është liruar për procedurë të rregullt.