Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha ka shënuar suksesin e radhës me këngën e saj më të re “I’m good (Blue)”, të cilën e solli në bashkëpunim me DJ David Guettan.
Përmes një postimi në Twitter, faqja zyrtare e Billboard Charts në bazë të shitjeve të javës që lamë pas, kënga “I’m good (Blue)” është zgjedhur si më e dëgjuara e momentit në të gjithë botën.
Lajmit për suksesin e këngës duket t’iu ketë gëzuar edhe vetë artistja Rexha e cila e ka ndarë imazhin e klasifikimeve me më shumë se 10 milionë ndjekësit e saj në Instagram.