Gazetari Adriatik Kelmendi thotë se ofendimi i ministrit Hekuran Murati ndaj UÇK-së i bërë në vitin 2016 nuk është dëgjuar as nga politikanët serbë Aleksandër Vuçiq e Ivica Dacic.
Përmes një shkrimi në Facebook, Kelmendi thotë se prej kur ekzistojnë shkronjat UÇK nuk ka ofendim më të madh se të thuhet më mirë të kishim paguar mercenarë për luftën.
Postimi i tij i plotë:
Prej se ekzistojnë shkronjat UÇK nuk ka ofendim më të madh se të thuhet më mirë të kishim paguar mercenarë për luftën.
Çka t’iu thuhet fëmijëve jetimë të pjesëtarëve të UÇK-së që kanë rënë në luftë me forcat serbe, çka t’iu thuhet pjesëtarëve të UÇK-së që i kanë lënë në front gjymtyrët e trupit?!
Çka t’iu thuhet fëmijëve të Jasharëve, fotografinë e të cilëve e shpërndajmë çdo fillimmars?!
Çka të thuhet kur heshtim ndaj këtij ofendimi të padëgjuar as nga Daçiqi e Vuçiqi në Beograd?!
Kur ne i përdhosim në këtë mënyrë ata që u flijuan për ne, atëherë as nuk meritojmë më mirë!