Gazetari Adriatik Kelmendi ka shkruar sot në 2-vjetorin e arrestimit të krerëve të UÇK-së.
Ai me anë të një postimi në Facebook ka rikujtuar faktin se shteti serb ka nisur katër lufta në të cilat kanë vdekur rreth 140 mijë persona, shkruan lajmi.net.
“Sot asnjë nga udhëheqësit serbë të këtyre luftrave nuk është në gjykim”, ka shkruar ai.
Ai ka thënë se sot, ushtria për çlirim ndodhet para gjykatës në Hagë.
“Fytyra e luftës për liri (zëdhënësi), organizimi politik (drejtori politik), organizimi në terren (inspektori i përgjithshëm) dhe organizimi i intelegjencës (shërbimi informativ)”, ka shkruar ai.
Postimi i plotë i Kelmendit:
Të mos harrojmë! Serbia i ka nisur katër luftra. Rreth 140 mijë njerëz kanë humbur jetën. Rreth 4 milionë njerëz janë zhvendosur nga shtëpitë.
Sot asnjë nga udhëheqësit serbë të këtyre luftrave nuk është në gjykim.
Sot, bëhen dy vjet kur 4 persona që vendosën t’i thonë jo krimeve të Serbisë u dërguan në Hagë.
Sot Ushtria për Ç L I R I M I N e Kosovës ndodhet para gjykatës.
Jo rastësisht janë zgjedhur katër personat e katër funksioneve të luftës të goditen.
Fytyra e luftës për liri (zëdhënësi), organizimi politik (drejtori politik), organizimi në terren (inspektori i përgjithshëm) dhe organizimi i intelegjencës (shërbimi informativ).
Sot nuk po gjykohen krimet e Serbisë – po gjykohet përpjekja e lirisë.
Jakupi, Hashimi, Rexha dhe Kadriu po e bajnë barrën e goditjes ndaj lirisë dhe pavarësisë së Kosovës.
Këtë nuk bën assesi ta harrojmë!.