Njësia A3 është ndalur të dielën si pasojë veprimit të mbrojtjes në ndërpresin e gjeneratorit, ka bërë të ditur Korporata Energjetike e Kosovës.
Bëhet e ditur se ekipet profesionale të KEK-ut dhe KOSTT-it janë duke punuar në identifikimin e burimit që ka shkaktuar veprimin e kësaj mbrojtje dhe për të mundësuar rikthimin e sigurt të njësisë në punë në kohë optimale.
“Lidhur me këtë, KEK ka ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme për mbulimin e mungesave të paraqitura si pasojë e daljes së njësisë A3, në mënyrë që kjo ndalje të mos reflektojë në mungesë të energjisë për qytetarët e vendit”, thuhet në njoftim.
Njoftimi i plotë:
Korporata Energjetike e Kosovës njofton se dje me datë 25.09.2022, njësia A3 është ndalur si pasojë veprimit të mbrojtjes në ndërpresin e gjeneratorit.
Në këtë drejtim ekipet profesionale të KEK-ut dhe KOSTT-it janë duke punuar në identifikimin e burimit që ka shkaktuar veprimin e kësaj mbrojtje dhe për të mundësuar rikthimin e sigurt të njësisë në punë në kohë optimale.
Lidhur me këtë, KEK ka ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme për mbulimin e mungesave të paraqitura si pasojë e daljes së njësisë A3, në mënyrë që kjo ndalje të mos reflektojë në mungesë të energjisë për qytetarët e vendit.
Lidhur me veprimet e KEK-ut për ditët vijuese do të njoftoheni me kohë.