Kompania Kosovare për Distribuim të Energjisë Elektrike (KEDS), ka njoftuar se të mërkurën në disa pjesë të rajonit të Prishtinës do të ketë ndërprerje të energjisë-elektrike deri në 5 orë në Prishtinë.
Shkaku që KEDS ka dhënë për këtë janë Punime të domosdoshme për siguri të sistemit, punime në projekte investive dhe punime nga palët e treta.
Vendet që do te mbesin pa rrymë janë disa fshatra të Prishtinës, Podujevës, Fushë Kosovës dhe Drenasit.
Njoftimi i plotë
Punime të domosdoshme për siguri të sistemit
1.
TS 220/35/10 kV Podujeva do të ndërprehet:
Dalja 10 kV Fshatrat 2 (kodi: 14000010) prej orës 10:00 deri në ora 15:00
Vendet: fshatrat: Sibofc, Lluzhan, Penuhë, Lupç i Epërm, Llugë, Majac dhe Popovë.
Arsyeja: Mirëmbajtje preventive, ndërrimi i izolatorëve dhe shtyllave, shtrëngimi i përçuesve.
2.
Nga TS 110/10(20) kV Prishtina 7 do të ndërprehet:
Dalja 10 kV Hajvalia (kodi: 19000040) prej orës 10:00 deri në ora 15:00
Vendet: Hajvali Shkolla, Hajvali Policia, Hajvali Ulzat 1, Hajvali Ulzat 2, Mili Hajvali .
Arsyeja: Mirëmbajtje preventive, ndërrimi i izolatorëve dhe shtyllave, shtrëngimi i përçueseve.
3.
Nga TS 220/10 kV Podujeva do të ndërprehet:
Dalja 10 kV Bajqinë – Pollatë (ish-FAN- “Zahir Pajaziti) (kodi: 14000014) prej 09:00 – 14:00
Vendet: FAN Zahir Pajaziti, Letanc te Rexha, Smajlovit, Bajqinë, Kerpimeh, Repë, Pollate, Dvorisht, Sllatinë, Reqicë, Zhiti, Sylevice, Breze, Trnavicë, Murgull, Zakut, Metehi dhe Dobërdol.
Arsyeja: Mirëmbajtje preventive.
** *
Punime në projekte investive
1.
Nga TS 220/35/10kV Drenas do te ndërprehet:
Dalja 10 kV Gllobari 2 (kodi: 16100028) prej orës 09:00 deri në ora 13:30
Vendet: Gllobar, Terrstenik dhe Verbovc.
Arsyeja: Projekte investive, projekti Vërbovc te Dobra.
* * *
Punime nga palët e treta
1.
Nga NS 35/10kV Fushë- Kosova do të ndërprehet:
LP 10kV Fushë- Kosova 2 me (kod: 10012005) prej orës 09:00 deri në ora 14:00
Vendet: Model Sllovenia.
Arsyeja: Punime sipas pëlqimit elektro-energjetik dhe projektit të aprovuar, si dhe rekomandimeve nga komisioni i pranimeve teknike.