Kosova është duke u përballur me krizë energjetike që ka bërë që të fillojmë reduktimet.KEDS-i ka dalë me disa rekomandime se si duhet të kursehet energjia, këshilla të cilat i drejtohen më së shumti amvisërisë që është si një ndër shpenzuesit më të mëdhenj të energjisë.
Sipas ekspertëve të KEDS-it, këto janë disa nga masat që konsumatorët shtëpiak duhet t’i ndërmarrin për ta kursyer energjinë elektrike.
Shfrytëzimi i alternativave të tjera për ngrohje, aty ku ka mundësi.
Në objektet banesore ku është e pamundur një gjë e tillë, kalimi në ngrohës efiçent si dhe menaxhimi më i mirë i hapësirave të ngrohjes.– Kujdesi në ngrohësin e ujit (bojlerin) dhe kohën kur ai përdoret.
Potencialisht zëvendësimi i tij me ngrohës diellor.
Përdorimi i pajisjeve elektro-shtëpiake në kohën kur energjia është më e lirë (jashtë pikut).
Ndalja e furnizimit pajisjeve që nuk ka nevojë të përdoren në kohë të caktuara, duke filluar nga dritat.