KEDS-i e ka filluar mbarë vitin 2023. Qysh në ditët e para ka pranuar lajmin e certifikimit me tri kategori të ISO standardeve, ISO 9001-2008 – Sistemi i Menaxhimit të Cilësisë, ISO 14001-2015 – Sistemi Menaxherial i Ambientit, ISO 45001-2018 – Sistemet e menaxhimit të shëndetit dhe sigurisë në punë.
Certifikimi me këto tri standarde nënkupton që KEDS ofron produkte dhe shërbime që plotësojnë kërkesat e konsumatorëve dhe të rregullatorit, që është kompani miqësore ndaj ambientit dhe në të ardhmen ky angazhim vetëm sa do të rritet, sikurse ka kaluar në një standard të lartë të sigurisë dhe shëndetit në punë, shtysa e së cilës i ishte dhënë fillimisht me ndërtimin e Qendrës së Trajnimit, që është ndër më modernet dhe më efikaset, duke u marrë shembull edhe nga kompanitë rajonale.
“Përmes certifikimit me ISO Standarde në këto tri kategori kemi instaluar një sistem ku secili e di çka duhet bërë, si duhet bërë, kur kryhen dhe si kryhen punët dhe proceset. Kjo tregon që KEDS është kompani serioze, me sistem të ndërtuar shumë mirë”, thotë Valbona Kadrijaj, Drejtoreshë për Siguri, Cilësi dhe Trajnime në KEDS.
Sipas saj, ky certifikim i trefishtë, përpos që rrit vlerën e kompanisë, prej tij përfitojnë direkt konsumatorët që do të marrin shërbime të standardizuara.
Para se të certifikohet KEDS, auditimi i përbërë nga ekspertë të fushës kanë kontrolluar të gjitha proceset tona të administrimit, projekteve dhe punëve që kryhen nga çdo njësi e kompanisë në baza ditore. Pra, të gjithë hapat që lidhen me zbatimin e proceseve të këtyre shërbimeve janë kredibilë dhe të verifikuar nga ekspertët. Kjo është bërë për t’u siguruar se i gjithë sistemi me të cilin punon KEDS po ec rrjedhshëm dhe në përpikëri me të gjitha standardet ndërkombëtare.
Certifikimi i këtij lloji dëshmon që kompania implementon dhe mirëmban një sistem cilësor të menaxhimit në të gjitha procedurat dhe proceset që kryhen çdo ditë në aspektin e cilësisë, ambientit, sigurisë dhe shëndetit në punë!