Instituti i Shëndetit Publik të Kosovës ka njoftuar se në 24 orët e fundit kanë vdekur katër persona nga COVID-19.Instituti ka bërë thirrje që të veprohet me kujdes të shtuar ndërsa të gjithë ata që nuk janë vaksinuar ta bëjnë një gjë të tillë.
“Ju lutemi bartni maskat në ambiente të mbyllura dhe vaksinohuni! Kosova po vazhdon të shënojë shtim të rasteve të reja të COVID-19 me tendencë të rritjes ditët në vijim. Fatkeqësisht sot janë raportuar katër raste të vdekjes nga kjo sëmundje! Në vende të ndryshme të botës, po regjistrohen raste të shumta të COVID-19, sepse pandemia COVID-19 nuk ka mbaruar”, thuhet në njoftimin e Institutit.
Në njoftimet zyrtare po ashtu bëhet e ditur se sot janë konfirmuar edhe 1 mijë e 401 raste të reja me këtë virus na 3 mijë e 716 testime.